Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 8 - Disa dukuri të ligjërimit poetik
- Author: Vários
- Narrator: Vários
- Publisher: Podcast
- Duration: 0:07:36
- More information
Informações:
Synopsis
Letërsia artistike është quajtur “kudhër” e fjalës. Këtë e dinë mirë si poetët ashtu edhe krijuesit në prozë e në dramë. Idetë, personazhet, figurat dhe personalitetin e vet shkrimtari i shpreh dhe i pasqyron vetëm nëpërmjet gjuhës. Jo më kot thuhet se vegla a mjeti i punës së tij është vetëm gjuha. Përpikëria, qartësia, thjeshtësia dhe ngjyresa e gjuhës janë aq të nevojshëm për shkrimtarin, sa të gjitha veglat e punës për punëtorin. Siç thotë Dritero Agolli: “Nga të gjitha mjeshtëritë e njerëzimit ajo që kërkon më pak shpenzime vetjake, është mjeshtëria e shkrimtarit”.