Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 7 - Krishtlindjet dhe Nata e Buzmit
- Author: Vários
- Narrator: Vários
- Publisher: Podcast
- Duration: 0:06:04
- More information
Informações:
Synopsis
Ditët e fundit të vitit, në rrjedhë të kohërave, tradicionalisht kanë qenë dhe vijonë të jenë të lidhura me një simbolikë shumë të bukur të lindjes, të rilindjes dhe përgjithësisht të një mbarimi që, krejt natyrshëm, sjell fillim të ri. Shkon një vit, kalojnë ditë, javë e 12 muaj, por, mbas tyre, si për ta shpërblyer krejt atë cikël e qerthull bëmash, veprimesh e pësimesh të 365 ditëve, vijnë Krishtlindjet apo Kshndellat, si festa më masive dhe gëzimndjellëse e fundvitit, e lidhur jo vetëm me emrin e Jesuzit; kjo po se po, por edhe me praktika e rite të tjera, të shumta e të kryehershme, gjithsesi jo vetëm parakrishtiane, ndoshta edhe mirëfilli pagane, por të lashta e të gjithmbarshme në hapësirat ballkanike dhe më gjerë, evropiane.