Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 20 - Gëzuar Krishtlindjet
- Author: Vários
- Narrator: Vários
- Publisher: Podcast
- Duration: 0:03:23
- More information
Informações:
Synopsis
Festa e Krishtlindjeve, apo sikundër quhej në Shqipen e hershme Kshndellat (nga lat.Cristi Natale) është festa me domethënien më të bukur e që e fton njeriun drejt mbarësisë, drejt harmonisë dhe gjetjes së ecurisë, që prin nga përvujtënia dhe mirësia për veten dhe për të afërmit e krejt njerëzimin. Papa Françesku e thotë qartë e thjeshtë këtë domethënie: “Krishtlindjet janë takimi i Zotit me popullin e vet”. Mesnata e Krishtlindjeve, me vajtjen masive në kishë, me ritualet e rastit dhe, mbi të gjitha, me të drejtuarit e mendjes e zemrës nga misteri i lindjes së Krishtit, si simbol i shpresës dhe i mbarësisë e i përparimit, ka qenë dhe mbetet si pika e adhurimit dhe e ngushëllimit shpirtëror jo vetëm për të krishterët, por edhe për mbarë njerëzimin. Krishtlindjet për njeriun e sotëm janë besimi dhe qasja te dhembshuria dhe shpresa. Zoti duke u takuar me njerëzit u kujton atyre dy gjëra. E para është: të kenë shpresë. Ai u prin nga e mbara, u hap dyert e udhës së mirësisë e të ngushëllimit shpirtëror dhe k