Synopsis
"Urgjenca Gjuhësore": aims to increase awareness among albanians, wherever they are in the world, so they maintain and protect the Albanian Language. We have a beautiful language that deserves to be spoken well by all those who call themselves Albanian. As long as the Albanian language will live - so will the Albanian nation and its people.
Episodes
-
Emisioni 11 - Ndikimi gjuhësor i letërsisë në jetën e shoqërisë
20/02/2016 Duration: 06minLetërsia ushtron ndikim të ndjeshëm gjuhësor në jetën e shoqërisë. Nëpërmjet letërsisë së shkruar, masat e gjera të lexuesve njihen me pasurinë e leksikut të shqipes popullore, me fjalë e shprehje të reja të krijuara prej shkrimtarëve dhe i bëjnë ato pronë të ligjërimit të tyre. Në mënyrë të veçantë ndikojnë në popull veprat e shkrimtarëve më të pëlqyer, pesha e fjalës së të cilëve ndihet e fuqishme në kulturën ligjërimore e shkrimore të popullit.
-
Emisioni 10 - Atdhetaria dhe Virtytet E Malësorëve Në Poemën Lahuta E Malcis
06/02/2016 Duration: 06min“Lahuta” është një enciklopedi e heroikës popullore të maleve tona: aty ka jo vetëm luftë e vdekje për atdhe, jo vetëm këngë për trimëritë e merituara e të kryera “jo për të grabitë të bijën e krajlit, as për të çetue në Krajli, por për të lirue nga prangat e robnisë shumëshekullore vendin e vet”, po edhe urti e mençuri, mendje e zemër, jetë dhe jetësi të pashuar.
-
Emisioni 9 - Elemente të etnografisë në romanin “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit
01/02/2016 Duration: 05minÇdo krahinë ka pasur dhe ka burrat e vet të shquar, emrat që i kanë dhënë nder dhe që, në rrjedhë të moteve, kanë rrezatuar me bëmat e tyre në fusha të ndryshme, gjithmonë të nisur nga kahu i mbarë dhe i lëvdueshëm “po na Dibrës o t’ia lamë nji nam”, sikundër e thotë bukur kënga popullore, por jo vetëm në fushën e luftës. Nuk janë të pakët edhe dibranët që kanë vepruar kryesisht në lëmin e diturisë, të letrave e të shkrimtarisë, duke na lënë edhe vepra që i qëndrojnë kohës, libra që përmbajnë copëza jete dhe dëshmi të përjetimeve e pësimeve të heshtura, por edhe aq prekëse e të dhimbshme, si ato që hiqnin e vuanin femrat shqiptare, jo vetëm në fshatra e hapësira anësore, po edhe në qytetet shqiptare deri vonë në gjysmën e parë të shek.XX, sikundër është, ndër të tjera, edhe proza e Haki Stërmillit.
-
Emisioni 6 - Fjalët e huaja në gjuhën shqipe
10/01/2016 Duration: 08minEmisioni 6 - Fjalët e huaja në gjuhën shqipe by Gjovalin Shkurtaj
-
Emisioni 8 - Disa dukuri të ligjërimit poetik
29/12/2015 Duration: 07minLetërsia artistike është quajtur “kudhër” e fjalës. Këtë e dinë mirë si poetët ashtu edhe krijuesit në prozë e në dramë. Idetë, personazhet, figurat dhe personalitetin e vet shkrimtari i shpreh dhe i pasqyron vetëm nëpërmjet gjuhës. Jo më kot thuhet se vegla a mjeti i punës së tij është vetëm gjuha. Përpikëria, qartësia, thjeshtësia dhe ngjyresa e gjuhës janë aq të nevojshëm për shkrimtarin, sa të gjitha veglat e punës për punëtorin. Siç thotë Dritero Agolli: “Nga të gjitha mjeshtëritë e njerëzimit ajo që kërkon më pak shpenzime vetjake, është mjeshtëria e shkrimtarit”.
-
Emisioni 7 - Krishtlindjet dhe Nata e Buzmit
21/12/2015 Duration: 06minDitët e fundit të vitit, në rrjedhë të kohërave, tradicionalisht kanë qenë dhe vijonë të jenë të lidhura me një simbolikë shumë të bukur të lindjes, të rilindjes dhe përgjithësisht të një mbarimi që, krejt natyrshëm, sjell fillim të ri. Shkon një vit, kalojnë ditë, javë e 12 muaj, por, mbas tyre, si për ta shpërblyer krejt atë cikël e qerthull bëmash, veprimesh e pësimesh të 365 ditëve, vijnë Krishtlindjet apo Kshndellat, si festa më masive dhe gëzimndjellëse e fundvitit, e lidhur jo vetëm me emrin e Jesuzit; kjo po se po, por edhe me praktika e rite të tjera, të shumta e të kryehershme, gjithsesi jo vetëm parakrishtiane, ndoshta edhe mirëfilli pagane, por të lashta e të gjithmbarshme në hapësirat ballkanike dhe më gjerë, evropiane.
-
Emisioni 5 - Figura e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut në letërsi dhe në folkor
03/12/2015 Duration: 07minShqyrtimi historik dhe letrar i aspekteve të ndryshme të figurës dhe bëmave trimërore atdhetare të Skënderbeut ka bërë të mundur që të kuptohej e të ndriçohej më thellë madhështia e veprës së heroit dhe e epokës së tij në planin ideor, moral dhe, veçanërisht, roli i rëndësishëm ndërkombëtar i luftës që bëri populli shqiptar për 25 vjet rresht nën udhëheqjen dorësigurtë të Gjergj Kastriotit.
-
Emisioni 3 - Gjuha standarde dhe dialektet
29/11/2015 Duration: 09minEmisioni 3 - Gjuha standarde dhe dialektet by Gjovalin Shkurtaj
-
Emisioni 4 - Nderim për Ded Gjon Lulin
27/11/2015 Duration: 04minMe rastin e 100-vjetorit të rënies dhe të përurimit të Shtatores së tij në lulishten e Muzeut Historik Kombëtar, më 27 Nëntor 2015. Emri i Ded Gjon Lulit është emër nderues dhe peng madhështor i atdhetarisë e i qëndresës heroike për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
-
Emisioni 2 - A duhet një ligj për Gjuhën Shqipe ?
26/11/2015 Duration: 07minShould we have a law to protect the Albanian Language ?
-
Emisioni 1 - Urgjenca Gjuhësore
21/11/2015 Duration: 09minKemi një gjuhë të bukur, por duhet ta mbrojmë, ta pasurojmë dhe ta pastrojmë atë me dashuri e kujdes. E keqja është se prej vitesh ka mangësi të disiplinës gjuhësore nga shteti, nga institucionet ku botohen libra, gazeta, revista dhe përgjithësisht në shkrimet zyrtare dhe në ligjërimet publike të shqiptarëve.